Kush do ta fitojë “Dancing with the Stars?

Ndonse pak ditën na ndajnë nga fillimi i “Dancing with the Stars”, por kasti duket se ka përfunduar, kështu që është momenti të shpallim bastet tona.

Mes shumë konkurrentësh, ata që na bëjnë të mendojm se do të jenë dyshe finaliste, në garë për fitoren do të jenë Elona Duro dhe Megi Pojani. E dini pse?

Megi Pojani një shpirt i lirë, e cila duket se kërcimin e ka pikë të fortë, le të mos flasim për twerk-un që e qan. Në anën tjetër Elona, ndonse nuk e dimë marrëdhënien e saj me kërcimin, duket se ka shpirt luftarak, e do e hajë me dhëmbë edhe këtë sfidë.

Pra Megi dhe Elona në finale, shpirti i garës në aksion. Le të presim! Ju hidhni bastet tuaja ndërkohë.