Tashmë e konfirmuar, zbulohet arsyeja e ndarjes së Robert Berishës dhe Lauretës
Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vetëm pak kohë pasi e bënë publike.
Në fakt lajmet që dyshja janë ndarë kanë nisur prej disa ditësh pasi Roberti fshiu fotot e tyre të përbashkëta ndërsa Laureta mbylli Instagramin. Por burime për “Prive” kanë konfirmuar ndarjen duke zbuluar gjithashtu arsyen e vërtetë pse ata i kanë dhënë fund.
Sipas burimeve të “Prive”, prej afro një muaji raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, vëmendja e shumtë në media që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë, duke iu larguar sa më shumë syrit të publikut.