34-vjeçari ndërroi jetë në llixhat e Elbasanit, reagon policia

Alban Pashollari, 34-vjeç u asfiksua në ujërat termale të llixhave të Elbasanit dhe për pasojë humbi jetën.

Në reagimin e policisë thuhet se 34-vjeçari është gjetur në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë terma në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune.

Pashollari, banues në Tiranë ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.