Harry dhe Meghan të xhindosur! Mbreti Charles III mohon titullin mbretëror për fëmijët e tyre!
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II solli ndryshime të mëdha në radhitjen e pasardhësve mbretërorë.
Nisur nga fakti që Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga të drejtat mbretërore duke u shpërngulur në SHBA, u përfol gjatë mbi titujt që do të marrin fëmijët e tyre.
Sipas një dekreti të vitit 1917 nga mbreti George V, Archie dhe Lilibet teknikisht morën titullin “princ” dhe “princeshë”. Kjo pasi ato janë nipër të monarkut aktual në fronin e familjes mbretërore britanike.
Por edhe pse mbreti Charles III është gjyshi i fëmijëve të Princ Harryt, vogëlushët sërish nuk do të munden të marrin titullin HRH. Kjo situatë duket se i ka shqetësuar shumë çiftin e Sussex-it, të cilët janë shfaqur të frustruar ndaj mbretit Charles. Sipas një burimi për “The Sun”, Meghan Markle dhe Princ Harry janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre tani që kanë titullin “princ” dhe “princeshë”.
Por, Archie dhe Lilibet nuk mund të marrin titullin HRH, pasi prindërit e tyre nuk gëzojnë detyra mbretërore.