Hatërmbetje pas hitit që sollën? Don Phenom thyen heshtjen dhe zbulon çfarë raporti ka me Tayna-n

Reperi i njohur, Don Phenom ka folur për jetën në Amerikë, njohjen me bashkëshorten dhe suksesin në muzikë. Artisti shkodran numëron shumë hite në repertorin e tij, mes së cilave përmendim dhe këngën shumë të famshme me Taynën, “Columbiana”.

I pyetur nga Alban Musa për thashethemet që kanë qarkulluar nëse flet apo jo me reperen, ai tha: “Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe”, tha ai.