Postimi i fundit i Tunës ngre dyshime për një dramë mes saj dhe Patrisit

Tuna dhe Patris Berisha duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira, të paktën nisur nga postimi i fundit i Tunës në Instagramin e saj.

Këngëtarja publikoi një foto ku shkruhet: “Baballarët e vërtetë i mbështesin fëmijët e tyre pa u thënë ligji që ta bëjnë!”

Duke marrë parasysh që ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, postimi mund t’i referohet ish-partnerit.

Prej kohësh, nëpër portale është aluduar për një marrëdhënie të komplikuar mes tyre. Në fillim të janarit të vitit 2021, në “Soiree” Patrisi u shpreh: “Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single. Tani jam në mes. Është e komplikuar, në rrjedhje të lirë.”

Në dhjetor të vitit 2020 u raportua se Tuna ishte në pritje të ëmbël. Ajo dhe Patrisi janë prindër të dy djemve, Tian dhe Zen.

Anabelmagazine