Britney Spears: “Ndihem sikur një pjesë e imja ka vdekur qëkur ikën djemtë”
Britney Spears ka treguar se ndihet sikur një pjesë e saj “ka vdekur” mes marrëdhënieve të tensionuara me djemtë Sean Preston, 16 dhe Jayden James, 15-vjeç, me ish bashkëshortin Kevin Federline.
“Ata ishin gëzimi im, gjithçka e imja. Mezi pres t’i shoh, kjo është ajo për të cilën jetoj. Dhe krej papritur ata u zhdukën”, tha këngëtarja në disa video të publikuara në Instagram.
Më pas vazhdoi: “Nuk e kuptoj se si është kaq e lehtë për ta, të më largojnë kështu. Nuk e kuptoj.”
Në shtator 2019, u raportua se Spears dhe ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte e martuar nga viti 2004 në 2007, kishin ndryshuar marrëveshjen e tyre të përbashkët të kujdestarisë. Nga 50 me 50, tani Federline do kujdesej për djemtë 70 për qind të kohës.
Page Six në fillim të këtij muaji, raportoi se këngëtarja nuk i ka parë djemtë e saj për rreth gjashtë muaj.
Tensionet duket se u përshkallëzuan në qershor, pasi u publikua lajmi se as Federline dhe as dy adoleshentët nuk do të merrnin pjesë në dasmën e Spears me Asghari. Në fillim të gushtit, DJ shpërndau video të Spears ku pretendohej se qortonte djemtë e saj. Federline dhe djali i tyre më i vogël folën për Spears në një intervistë që u transmetua në “60 Minutes Australia”.
Këngëtarja u shpreh se djemtë kishin zgjedhur të shkonin më rrallë në banesën e saj dy ose tre ditë në vetëm një ditë në javë.
“Nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tyre !!! … Gjithmonë provova dhe provova, mbase kjo është arsyeja pse ata ndaluan së ardhuri këtu !!! Doja që ata të më donin aq shumë sa mund ta kem tepruar !!!”, rrëfeu ajo.