Atentati me snajper në Durrës, kush ishte “objektivi”?

Mesditën djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat i mirë-organizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.

Ky i fundit ka qenë në këtë zonë kur është qëlluar me armë zjarri (e dyshuar snajper) që fatmirësisht nuk e ka e ka kapur atë pasi plumbi ka përfunduar në një automjet të rastit.

Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Policia e Durrësit nuk i është përgjigjur interesimit prej mbrëmjes së djeshme duke tentuar të fshehë ngjarjen./ Euronews Albania