Mashkulli misterioz që e shoqëron, Fjodora Fjora flet për herë të parë për partnerin e saj: Jemi në një njohje, është shumë shpejt për të…
Moderatorja e njohur televizive, Fjodora Fjora ka nisur një romancë. Prezantuesja bëri publike lidhjen me anë të postimeve në rrjetet sociale ku publikoi video ku dukej vetëm dora e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën, por pa zbuluar identitetin e tij.
Fjodora Fjora gjatë një interviste e cilësoi si “shokun e saj”, me të cilin është në një njohje por jo “tamam në një marrëdhënie”.
“Është shumë shpejt për ta thënë”, u shpreh ajo në Wake Up.
Moderatorja u shpreh se kaloi pushime shumë të bukura, krah këtij personi, dhe e publikoi në rrjetet sociale pasi në atë moment ndihej shumë mirë shpirtërisht.
“Është dora e një shokut tim… dhe kaq. Njeriu poston të tilla gjëra kur e ndjen se duhet ta bëjë, unë e ndjeva, ishte një moment shumë i bukur për mua, kam kaluar pushime shumë të bukura.
Ishte një moment që ndihesha shumë mirë shpirtërisht dhe ia lejova vetes, duke e ditur impaktin që do të kishte, Por e ndjeva aq mirë sa doja ta postoja. Isha e sinqertë me veten. Jam në një njohje, jo tamam tamam në një marrëdhënie, është edhe shumë shpejt për ta thënë, është shumë e bukur. Më në fund e lumtur”, rrëfeu Fjodora Fjora.