Olta Gixhari flet për martesën, një shtatzëni të dytë dhe përshkruan tiparet e partnerit
Olta Gixhari, partneri i saj (i cili qëndron gjithmonë larg kamerave) dhe vogëlushi i tyre Amar, prej kohësh jetojnë në Spanjë, ama kjo nuk e ndalon Oltën të japë ndonjë intervistë.
Së fundmi, ajo ka rrëfyer për “Goca dhe Gra” planet dhe dëshirat e saj për të ardhmen, duke thënë se do të donte një tjetër fëmijë dhe sigurisht, të bënte një dasmë. Për të qenë më të përpiktë, Olta do një gocë (Gaforrja ose Binjakët) dhe sa i përket dasmës, e imagjinon veten ekstravagante, ose siç u shpreh “me shalë jashtë”.
Ndonëse e rezervuar për partnerin, Olta pranoi ta përshkruante dhe Eva Arapi, vajza e talentuar e ftuar nga “Goca dhe Gra”, pikturoi portretin e tij. Olta tha se “sytë kanë qenë gjëja e parë që e kanë goditur tek ai” dhe e përshkroi me shumë dashuri, ka sy kafë, hundë të rregullt, buzë të trasha dhe është gjithmonë i qeshur. Për përshkrimin e ndihmoi edhe Armina Mevlani.
Në fund, Olta pranoi se portreti i ngjasonte partnerit të saj.
Për ju shpirtra kuriozë, ja si duket partneri i Oltës:
Anabelmagazine