Silvio Berlusconi hap llogari në TikTok dhe bëhet menjëherë viral
Ish-kryeministri legjendar i Italisë, Silvio Berlusconi është tiktoker-i më i ri dhe më argëtues. Ai menjëherë rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, si dhe plot 449 mijë ndjekës, 1 milionë like dhe pa fund shikime.
Berlusconi e mori shumë seriozisht TikTok-un dhe komentet e njerëzve dhe nisi menjëherë të bënte batuta me Vladimir Putin, Papa Françeskun dhe Joe Biden. Shakaja ishte si: “shqiptari, italiani dhe gjermani”.
Ç’tha Berlusconi? “Kur ishim të rinj, unë, Biden, Putin dhe Papa Françesku ishim në një avion, i cili ishte gati të binte dhe të përplasej. Avioni nuk kishte mjaftueshëm parashuta për të gjithë pasagjerët, ndaj njerëzit do të shpëtoheshin në varësi të superioritetit të tyre”.
Ai vijoi me narracionin: “Joe Biden kap i pari parashutën dhe thotë: “Kjo është për mua, sepse jam njeriu më i fuqishëm në Perëndim”. Vladimir Putin merr tjetrën dhe thotë: “Kjo është për mua sepse unë jam njeriu më i fuqishëm në Lindje”. Berlusconi zgjedh të radhës dhe thotë: “Kjo është për mua, sepse të gjithë e dinë që unë jam politikani më i zgjuar në botë. Papa Françesku u vetëofrua të qëndronte në avion pasi kishte jetuar një jetë të mirë dhe nuk kishte frikë të vdiste. Megjithatë, ndihmësi i ri i Papës tha se ata të dy nuk duhet të kenë frikë pasi “politikani më i zgjuar në Europë” kishte marrë gabimisht “çantën e shpinës”. Kjo pra ishte shakaja.
Si “politikan i mençur”, Berlusconi shfrytëzoi rrjetin social dhe u bëri thirrje të rinjve që ta votojnë, pasi ai do të kandidojë në Senatin e Italisë.
Anabelmagazine