Kur je me fat: Zv.kryeministren argjentinase tentojnë ta vrasin, por arma nuk shkrepet

Sa me fat e quani veten nga 0 deri tek zëvendëskryeministrja argjentinase? Për Cristina Fernández de Kirchner, 1 shtatori ishte *dita më me fat e jetës* pasi dikush tentoi ta vriste ballë për ballë dhe arma thjesht s’u shkrep!

Sa gjasa ka të ndodhë kjo?! Zëvendëskryeministrja sapo doli nga makina e saj dhe teksa përshëndetej me njerëzit që e mbështesin, një burrë nga turma afrohet dhe i vendos armën përballë fytyrës. Qartazi nga video duket që e shkrep, por asgjë. Për fatin e saj të mirë, arma e pajisur me 5 plumba nuk arriti të shkrepej.

Fernández de Kirchner është e përfshirë në një gjyq që ka lidhje me çështjet e korrupsionit dhe po kthehej nga gjykata. Autoritetet vendase e kanë identifikuar autorin e ngjarjes si një 35-vjeçar nga Brazili, i cili aktulisht është arrestuar dhe nën hetim për atentatin e dështuar.

Presidenti i Argjentinës, në një deklaratë drejtuar njerëzve tha: “Cristina është ende gjallë sepse për një arsye teknike ende të pakonfirmuar, arma që mbante 5 plumba nuk arriti të shkrepej.”

Ai dënoi autorin dhe e quajti sulmin si një nga “incidentet më serioze” që ka ndodhur në vend që prej rikthimit të demokracisë në 1983.

Zëvendëskryeministrja Fernández de Kirchner akuzohet për mashtrim ndaj shtetit dhe për dhënien në mënyrë të paligjshme të kontratave të punëve publike në bastionin e saj, kur ishte presidente gjatë viteve 2007- 2015. Nëse shpallet fajtore në gjyq, prokurorët kanë kërkuar që ish-presidentja të përballet me 12 vjet burg dhe largim të përhershëm nga bota e politikës.

Burimi: BBC
Anabelmagazine