Dhunimi i 11-vjeçares nga 5 persona në Prishtinë, reagon Dua Lipa
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u abuzua nga 5 persona.
Ajo ka publikuar një foto në “Instastory” , ku shfaqej një pankartë nga protesta e zhvilluar dje në Kosovë, në të cilën shkruhej: “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.
Ditën e djeshme u zhvilluan protesta të forta në Prishtinë dhe Tiranë, ku qindra qytetarë pushtuan sheshet kryesore të vendeve, duke kërkuar drejtësi. Mes tyre ishin edhe personazhe të njohur të showbizit, si këngëtarë, moderatorë dhe aktorë.
Kujtojmë që Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren. Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
I dyshuari i pestë sot pritet të dal para gjykatës. Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar./abcnews.al