Brazil, Pelé ndalon zërat mbi shëndetin e tij: Jam duke e fituar ndeshjen me tumorin

Po ju dërgoj këtë foto për t’ju falenderuar. I jam shumë mirënjohëse gruas sime për të gjitha të qeshurat, për shtëpinë time të qetë dhe për të gjitha mesazhet plot dashuri që më keni dërguar. Jam shumë mirë dhe po kujdesem për shëndetin tim”.

Me këtë postim në Instagram, shoqëruar me një foto me gruan e tij, Pele shpreh keqardhjen mbi zërat alarmante për shëndetin e tij, që kanë rifilluar të qarkullojnë në Brazil, e jo vetëm.

O Rei u operua nga kanceri i zorrës së trashë në shtator të vitit të kaluar në Sao Paulo dhe, që nga ajo kohë, i është nënshtruar cikleve të mjekimit, por bën të ditur se është mirë.

“Duhet t’i publikoj të gjitha këto – shpjegon Pele gjithmonë në Instagram – sepse ekzistojnë dhe po qarkullojnë lajme të rreme për këtë temë (shëndetin e tij). Është e qartë që jam i zhgënjyer, por kjo nuk më mposht. Unë jam duke e fituar këtë ndeshje. Shumë faleminderit!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)