A mendon se puth mirë? Përgjigjet Ermal Fejzullahu: Duhet të pyesim…
PanoramaPlus/ Këngëtari Ermal Fjezullahu është vënë së fundmi përpara një pyetje tepër të sikletshme.
Artisti ka qenë i ftuar në emisionin “Prive”, ku është zhvilluar një lojë duke iu përgjigjur disa pyetjeve zgjidheshin rastësisht.
Ajo çka i ra Ermalit ishte nëse ‘mendon se ai puth mirë’. Sipas tij kjo pyetje i duhet bërë bashkëshortes së tij Ariana Fejzullahu, ndërsa më pas e pohoi dhe vetë.
“Duhet tja bëjmë Arianës këtë pyetje… Po”– u përgjigj artisti.
Rikujtojmë se disa ditë më parë këngëtari nga Kosova festoi 34 vjetorin e ditëlindjes. Në këtë ditë të rëndësishme për të nuk mungoi edhe një urim i ëmbël nga partnerja e tij.
“Faleminderit për kujdesin, gëzimin dhe dashurinë që na mbush çdo ditë të jetës sonë. Gëzuar ditëlindjen dashuri të paçim gjithë jetën,”-shkro blogerja krahas një fotoje të tyrën në Instastory.
Kujtojmë që këngëtari dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale: Arti, Buna, Era dhe më e vogla, Ana.Vogëlushja erdhi në jetë në shtator të vitit 2019. Asokohe Ariana u shpreh se nuk ka mbaruar me kaq, pasi dëshiron që ta bëjë djalin me një vëlla.