Gazetari i kthehet keq Bujar Kapexhiut: Mjaft o miku im, e ç’bëre ti në Festivalin e 11?!
Gazetari i njohur për reportazhet Ilir Mati shprehet i revoltuar në rrjete sociale ndaj Bujar Kapexhiut. Ky i fundit do të shprehej pak kohë më parë se nuk i vinte keq për vitet që kanë shkuar në komunizëm, ndërsa do të shprehet se pas Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH, do e çonin për “riedukim” në punë të rëndë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ilir Mati i bën thirrje Kapexhiut që të ndalojë me këto deklarata.
“Mos i besoni atyre që ju kanë gënjyer qoftë edhe një herë!
Artistët e Realizmit Socialist shqiptar, me rroga nga shteti: Komunistët anti komunistë, ose antikomunistët komunistë. “Heroj të heshtur“ të antikomunizmit, leva aktive të partisë në sherbim të shtetit te diktaturës të proletariatit.!
Ps.
Mjaft o miku Bujar Kapexhiu!
E ç’bëre ti në Fest 11 të Radio TVSh, veçsa interpretove tekstin e shkruar nga autorët dhe miratuar në organet kompetente të kohës?
Të rikujtoj se në atë festival, une kam qenë kryetar i zhurisë problematike të Tiranes dhe im vëlla, Zamir Mati, piktor i kostumeve të festivalit.
Miqesisht:
Gëzo jetën në liri Bujar, kohët kanë ndryshuar. Me to ndryshon edhe njeriu per të shkuar perpara drejt progresit e në paqe bëshkë me të tjerë!
tirananews.al