Tashmë është rritur dhe është bërë një zonjushë e vërtetë, dy djemtë e West Side Family bëjnë gjestin e bukur ndaj vajzës së Dr. Florit

Dr. Flori është ndarë nga jeta prej 8 vitesh, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij.

Dr. Flori ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Vajza e madhe, Kaltrina tashmë është rritur, ka mbaruar ciklin 9-vjeçar të shkollës dhe është gati për në gjimnaz.

Landi dhe Miri, dy pjestarët e grupit ‘ëest Side Family’ ku ishte edhe Dr.Flori e kanë dërguar Kaltrinën në gjimnazin ku ata janë takuar si grup dhe kanë nisur hapat e parë në muzikë, Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.

Në foto vihet re se Kaltrina është rritur, është bërë një vajzë e madhe dhe mjaft bukuroshe, që babi e ka lënë në duar të sigurta.

“Këshilla, llogje, historira. Ç’na lodhët! Po çe deshët! Hë, ka mo?! E mora vesh! Po. PO. POOO!!! Daaakord! Ëhë ëhë… Sigurisht, natyrisht! Ishit shumë të kjartë!

Hajd shnet!!! Petro Nini Luarasi! Sërish… Urime, mirëseerdhe, suksese, paç fat, etj. etj. etj. Kelly”, shkruan Landi Hysi ne profilin e tij ne rrjetet sociale.