(VIDEO) Sekreti pas linjave fantastike dhe mendjes së ‘shëndoshë’ të Dua Lipës
Dua Lipa postoi një video në Instagram për të treguar lëvizjet e saj mbresëlënëse të jogës.
Këngëtarja 27 vjeçare mahniti ndjekësit e saj teksa performoi me një qëndrim me kokën në tokë, ndërsa merrte diellin me bikini ngjyrë vjollcë. Dua nxori në pah barkun e saj të tonifikuar duke vendosur edhe dy zinxhirë me rruaza shumëngjyrëshe rreth belit.
Në një intervistë me “73 Pyetje me Vogue ” në maj, Dua zbuloi se ajo gjithmonë udhëton me tapetin e saj të jogës, një mjet i thjeshtë por i gjithanshëm ushtrimesh që ka të ngjarë të shërbejë si një vend i shkëlqyeshëm për mbajten në formë të trupit teksa ajo performon anembanë globit.
“Cila është poza më e vështirë e jogës që bën mirë?” ishte pyetja e gazetarit. Pa hezituar, këngëtarja tregoi se poza e saj më sfiduese deri më sot është poza Crow – një pozë që përfshin balancimin e gjunjëve në bërryla ndërsa përkuleni përpara. Kur i kërkohet të demonstrojë para kamerës, Dua jo vetëm që arrin ta bëjë pozën në mënyrë perfekte, por këtë e bën duke veshur xhinse dhe taka.
Nëse po mendoni se cili është sekreti pas trupit të saj perfekt ja ku e keni përgjigjen.
View this post on Instagram