“Më tërhoqën zvarrë në banesë dhe më kërkuan 13 milionë euro”- Pogba rrëfen si u shantazhua nga banda e armatosur, të dyshuar shokët e fëmijërisë dhe vëllai i tij

Paul Pogba ka deklaruar se është kërcënuar nga një bandë e organizuar. Mesfushori i Juventusit dhe Francës lëshoi ​​një deklaratë përmes avokatëve të tij të dielën, ku u shpreh se çështja ishte raportuar tek autoritetet.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, policia franceze ka hapur një hetim. Ndërkohë vëllai i yllit të futbollist, Mathias postoi video në internet duke “premtuar” se do të bënte “zbulime të mëdha” për lojtarin.

Mathias Pogba tha se informacionet do jenë “shpërthyese”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“S’janë gjë tjetër përveçse kërcënime dhe përpjekje për zhvatje nga një bandë e organizuar kundër Paul Pogba”, u tha në një deklaratë. “Organet kompetente në Itali dhe Francë janë informuar një muaj më parë dhe nuk do të ketë komente të mëtejshme”.

Fitues i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018, Pogba u transferua te Juventusi këtë verë pasi u largua nga Manchester United.

Në videot e tij, Matthias Pogba tha se “E gjithë bota, si dhe tifozët e vëllait tim, dhe aq më tepër ekipi francez dhe Juventusi, bashkëlojtarët e vëllait tim dhe sponsorët e tij meritojnë të dinë disa gjëra”.

Ai tha se zbulimet do të përfshijnë edhe agjenten e Pogba, Rafaela Pimenta.

Ndërkohë futbollisti ka deklauar se është shantazhuar nga një bandë që e tërhoqi zvarrë në një apartament në Paris në mars dhe i kërkuan 13 milion euro teksa e kërcënuan me armë.

29-vjeçari tha se ata donin paratë për “shërbimet mbrojtëse” përgjatë 13 viteve, përfshirë edhe kohën kur ishte në Manchester.

Pogba pretendon se dy personat e armatosur i thanë se e “mbrojtën atë në mënyrë diskrete” gjatë një periudhe që zgjati më shumë se një dekadë, duke përfshirë gjatë kohën kur luajti në Manchester United, që përfundoi në fillim të këtij viti.

Një burim tha për gazetën Franceinfo se ‘vëllai i madh dhe miqtë e fëmijërisë’ të Pogba janë të dyshuar.

Por, Mathias, i cili luajti për Wrexham, Crewe dhe Crawley Town, mohoi pretendimet duke thënë: “Paul, ti me të vërtetë doje të më mbyllje gojën dhe të më dërgoje në burg, e dyshova dhe tani është e vërtetë.”

Një burim nga gjykata tha: “Atij dyshohet se iu është bërë kurth nga shokët e fëmijërisë dhe dy persona me kapuç të armatosur me pushkë.”

Pogba tha se banda kërkonte 13 milionë euro dhe se ishte kërcënuar për katër muaj.

Ngjarjet ndodhen në Mançester në prill, dhe më vonë në qytetin italian të Torinos, ku Pogba aktualisht luan për Juventusin.

Banda thuhet gjithashtu se ka marrë peng Pogba në banesë në lagjen e Parisit, Lagny-sur-Marne, ku Pogba u rrit, në fund të marsit. Aty anëtarët e bandës akuzuan Pogban se nuk i ka ndihmuar financiarisht që kur u bë lojtar profesionist.

Ndërkohë Pogba tha për hetuesit se ai ka qenë gjithmonë pranë miqve të tij të fëmijërisë dhe i ka ndihmuar ata financiarisht kur ka mundur.

Por në janar ai dëboi një prej tyre nga shtëpia e tij në Mançester, pasi zbuloi se i kishte përdorur kartën e kreditit për t’i vjedhur 200.000 euro.

Paul Pogba u lind dhe u rrit në Lagny-sur-Marne së bashku me dy vëllezër, Mathias dhe Florentin, të cilët të dy gjithashtu luajnë futboll.

Lojtari do të mbrojë Kupën e Botës që fitoi me Francën në vitin 2018 në turneun e ardhshëm në Katar.

Ai iu bashkua gjigantëve të Serie A në një transferim të lirë pasi kontrata e tij me Manchester United skadoi në fillim të kësaj vere.

Ai mbërriti fillimisht në Old Trafford nga Le Havre në moshën 16-vjeçare në vitin 2009 përpara se të lejohej të largohej nga United si një transferim i lirë dhe t’i bashkohej Juventusit në 2012.

Pogba pritet të kthehet në aksion muajin e ardhshëm. Ai është i martuar me modelen boliviane, Maria Zulay Salaues dhe së bashku kanë dy fëmijë.