Saimir Pirgu i vetmi muzikant krah vajzës së Luciano Pavarottit në eventin amerikan!

Talenti dhe fama e tenorit të njohur shqiptar, Saimir Pirgu ka rrëmbyer zemrat e qindra mijërave, në mos miliona njerezve në mbarë globin.

Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huaj janë impresionuar nga vokali i pakrahasueshëm i Pirgut, i cili ka arritur të shesë koncerte e të mbushë salla në mbarë botën. Në vazhdën e arritjeve të tij jashte kufinjve, Saimir Pirgu ishte tenori i vetëm, jo vetëm shqiptar, por ndër te gjithë tenorët në glob, i ftuar në ceremoninë prestigjoze amerikane në Hall of Fame, Hollywood.

Legjenda e muzikës klasike, Luciano Pavarotti u nderua mbrëmjen e kaluar në LA me “Yllin” e tij në “Walk of Fame” krahas emrave më të mëdhenj të globit. Në këtë ceremoni e ftuar ishte edhe vajza e Pavarotit, Christina Pavarotti, e cila u shfaq duke pozuar krah tenorit shqiptar si shoqërues i saj në një event gala.


“Të përulem me adhurim përjetë, Mjeshtër!”, – shkruan Pirgu në postimin e tij në Instagram. “Këtë ditë gushti bota dëgjoi zërin e Zotit!” Kjo mbetet padyshim një arritje për tenorin shqiptar, se nuk ndodh shpesh të jesh i vetmi profesionist i ftuar për të nderuar idhullin tënd e të milionave fansave në gjithë botën!