“Janë hequr disa organe”, Fedez rrëfen si i ndryshoi jeta pas operacionit!
Chiara Ferragni dhe Fedez janë padiskutim një ndër ciftet më të ndjekura në “Instagram”.
Më herët këtë vit, Fedez kaloi një situatë të vështirë lidhur me shëndetin e tij.
Ai zbuloi se kishte një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit.
“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Një nga ata që nëse nuk i zbulon në kohë të marrin jetën”.
Fedez pas njoftimit kreu një operacion të vështirë që disa orë.
Më pas artisti u kthye në shtëpi pranë familjes.
Fedez së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve ku dikush e ka pyetur për jetën e tij pas operacionit.
“Janë hequr disa organe (duodeni, fshikëza e tëmthit, pankreasi dhe një pjesë e zorrëve) dhe kjo ka përfshirë një ndryshim rrënjësor në dietën time…Fatmirësisht nuk jam bërë diabetik, por gjithmonë duhet të kontrolloj gjendjen time, sheqerin në gjak dhe kujdes me të ushqyerit, nuk mund ta teproj më me ushqimin dhe alkoolin. Jam mirë, kam kontrolle në shtator, por jam shumë mirë dhe shpresoj të jem mirë për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.