Peshkatari që nxori Amelian e vogël nga deti: I ati shqiptar e la në ujë, shkoi njëherë në shtëpi pastaj kërkoi ndihmë
Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me humbjen e jetës të 6-vjeçares shqiptare, e cila u mb yt më datë 23 gusht në plazhin e Korinthit në sy të babait.
6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e pajetë.
Peshkatari që gjeti Amelian e vogël ka dhënë një intervistë për televizionin grek MEGA, ku zbulon detaje rrëqethëse nga ngjarja fatale.
Sipas rrëfimit të tij babë e bijë po drekonin në një restorant që ishte shumë larg nga vendi ku u m yt Amelia e vogël. Ai shpreh dyshimet e tij në lidhje me faktin se pse babai e çoi vajzën në një plazh larg nga vendi ku drekuan.
Sipas dëshmisë së peshkatarit, babai i shqiptares ka dashur të shkojë me vajzën në një vend që nuk ka shumë njerëz, pasi restoranti që drekuan ishte plot me njerëz.
Ndër të tjera peshkatari shprehet i habitur për faktin se babai i Amelias e la vajzën të përpëlitej e vetme në det, ndërsa vetë doli me varkën, shkoi në shtëpi për të karikuar telefonin, pasi nuk kishte bateri dhe më pas telefonoi ambulancën për të kërkuar ndihmë për vajzën që e kishte lënë në mes të detit.