Evangjeli Veli pozitive në doping, kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes akuzon vëllanë e Piro Dhimës: Trajneri ka qenë në hotelin ku rrinte kampionia

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, në një intervistë në edicion e lajmeve në Top Channel njoftoi zyrtarisht se Evangjeli Veli është përjashtuar përkohësisht nga federata pasi rezultoi pozitive në doping.

Elez Gjoza ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj trajnerit grek Idise Dhima, vëllai i Piro Dhimës. “Veli ka përdorur një medikament ose ampul në momentet gjatë zhvillimit të europianit dhe mund t’ju them dhe e kam të vërtetuar që një trajner grek, Odise Dhima, ka qenë prezent në shoqërinë, në hotelin ku ka qenë të grumbulluar Evangjeli Veli, trajneri i saj dhe një sportist tjetër që kapëm pozitiv”, tha ai.

“Kjo sportiste ka bërë stërvitje dhe ka qenë në kontakt me trajnerë dhe presidentin e Federatës së Peshëngritjes së Greqisë. Është fenomeni i dytë që na ndodh, është hera e dytë që na ndodh, edhe në Kazakistan, edhe tashmë në Tiranë, që sportistët që stërviten në Greqi, na vijnë dhe kapen me doping.

Në rast se përgjigja e mostrës B do të jetë e njëjtë me përgjigjen e mostrës A, atëherë Evangjeli Veli do të përjashtohet përgjithmonë nga sporti. Ky është një vendim drastik mbi Federatën Botërore dhe ne jemi tashmë kategorik.

Unë jam presidenti i dy aktiviteteve ku janë kapur pozitiv tre sportistë në Kazakistan dhe tani Evangjeli Veli. Evangjeli Veli ka bërë 9 deri në 11 kontrolle nga VADA në mënyrë të pavarur për vitin 2022 dhe testi i fundit ka qenë gjashtë ditë para europianit. Pra, sportistja Veli ka përdorur një medikament ose ampul në momentet gjatë zhvillimit të europianit dhe mund t’ju them dhe e kam të vërtetuar që një trajner grek, Odise Dhima, ka qenë prezent në shoqërinë, në hotelin ku ka qenë të grumbulluar Evangjeli Veli, trajneri i saj dhe një sportist tjetër që kapëm pozitiv po ne, Federata Shqiptare e Peshëngritjes, deklaroi kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Testi A i peshëngritëses ka patur gjurmë stanazololi sipas Qendrës Ndërkombëtare të Testimeve. Në të tregohet qartë se në këtë test të parë janë gjetur gjurmë elementësh të konsideruar doping si Stanazololi, një ndër elementët më të fuqishëm të dopingut që kanë prekur e kanë përdorur shumë sportist edhe në të shkuarën.

Evangjeli Veli me 3 medaljet e fituara 2 ari dhe një argjendi do të përfitonte 72 milion lekë të vjetra nga shteti shqiptarë të cilat për momentin janë ngrirë dhe në rast se edhe testi B rezulton i njëjtë jo vetëm që nuk do t’i marrë por edhe do t’i duhet të dorëzojë 3 medaljet e marra, duke rrezikuar edhe mbylljen e karrierës pasi pezullimi për të është 8 vite dhe aktualisht Evangjeli Veli është në moshë 30-vjeçare.

Top Channel