Kim Kardashian është gati për lidhje, por kësaj here ka një tjetër kërkesë

Të gjithë ata që shpresonin për një rikthim të mundshëm mes Kim dhe Pete, të heqin dorë njëherë e mirë nga ëndrrat. Nuk do të ndodhë sepse të paktën Kim, ka vendosur të shohë vetëm para.

Aq para, sa është gati të lidhet sërish. Burime për E!News janë shprehur se Kim po “kërkon njeriun me të cilin do të dalë në vazhdim”.

Patjetër që opsionet për të janë *pafund*, por kësaj here po konsideron t’i japë shansin atyre që janë më të mëdhenj sa ajo. Pra, partneri i ardhshëm i Kim, duhet të jetë jo vetëm më i madh se Pete, por të ketë edhe *goxha* diferencë edhe nga vetë Kim-i.

“Kim është gati të dalë me dikë më të madh, por duhet të jetë njeri i duhur për të kuptuar jetën e saj. Nuk ka në plan të bëjë kompromis me lirinë e saj në këto momente. E shijon jetën kur ka takime romantike dhe është 100% e hapur pët to tani.”

Nëse e harruat, po ju rikujtojmë që Kim dhe Pete ishin në një lidhje *goxha pasionante* për 9 muaj me radhë. Tani që u ndanë, ai ndodhet në Australi duke xhiruar për filmin e ri Wizards e ndërsa Kim, single gati për romancën e radhës.

Asnjëri prej të dyve nuk ka folur për ndarjen, madje Kim s’i ka fshirë akoma fotot me komedianin, por në fund të ditës: realiteti është ndryshe nga rrjetet sociale. Mos u gënjeni.

Burimi: Cosmopolitan
Anabelmagazine