Ja si duket Ariana Grande pa makeup dhe me kaçurrela natyrale
Spoiler: Duket si engjëll!
Nëse ka diçka për të cilën Ariana Grande njihet (përveç zërit të saj, sigurisht), është peneli te sytë dhe padyshim flokët e gjatë, të drejtë dhe të kapur bisht sipër.
Megjithatë, larg skenës, Ari preferon të qëndrojë pa makeup dhe gjejeni çfarë – me flokët e shkujdesur e kaçurrela.
Herët kur këngëtarja është shfaqur me flokët natyralë duken sikur numërohen me gishtat e dorës. Në daljen e fundit – ku prezanton linjën e saj për kujdesin e lëkurës – Ariana shfaqet acqua e sapone.
Çfarë ra në sy, përveç lëkurës që shkëlqen, janë edhe flokët.
View this post on Instagram
Anabelmagazine