Modifikoi tatuazhin dedikuar gruas së tij, Sylvester Stallone nxit thashethemet për ndarje
Duket se ka një krizë mes Sylvester Stallone dhe gruas së tij prej 25 vitesh, Jennifer Flavin.
Shkak për këtë është bërë një modifikim që ka bërë në tatuazhin dedikuar gruas së tij, duke vendosur qenin e tij, Butkus. Dhe Flavin ka lënë të kuptohet se gjithçka mund të ketë përfunduar.
Ajo ka publikuart një foto ku përqafon tre vajzat e tyre. “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Ne të 4 përgjithmonë.”, ka shkruar ajo. Për më tepër, Jennifer nuk po e ndjek më bashkëshortin e saj në Instagram. Por publicisti i Stallone këmbënguli se nuk ka probleme mes çiftit.
Ai thotë se e gjitha është një keqkuptim për shkak të modifikimit të tatuazhit të tij në krah. “Stallone synonte të rifreskonte tatuazhin e gruas së tij Jennifer, megjithatë rezultatet ishin të pakënaqshme dhe, për fat të keq, të pandreqshme”, tha ai.