“Mami më e re në qytet”! Ka vetëm pak ditë që ka lindur, moderatorja shqiptare na habit me formën e saj fizike (foto)
Moderatorja e njohur, e shfaqur në kryeqytet Ilda Bejleri ka marrë vëmendjen e ndjekësve me format trupore vetëm pak ditë pas lindjes.
Prezantuesja solli në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Siena, më datë 8 Gusht në Spitalin Hygeia. Po atë ditë, Ilda ndau dhe imazhin e parë të së voglës së saj.
“Nga dashuria me dashuri. Siena jonë është këtu”, shkroi moderatorja. Mirëpo, së fundmi, ajo ka spikatur pasi duket në super formë.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan të zi të gjatë saten të cilin e ka shoqëruar me taka transparente dhe një çantë të kuqe. “Mami e re në qytet”, ka shkruar ajo krah fotove, ku ka marrë komente të shumta pozitive.
View this post on Instagram
Kujtojmë që moderatorja është treguar gjithmonë shumë hermetike sa i përket jetës personale, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë.
Ndërkohë, pavarësisht kuriozitetit të madh, Ilda ka vendosur që ta mbajë partnerin larg vëmendjes së publikut duke mos dashur që portalet të rrinë e të merren me të pastaj.