Pse vajzat tërhiqen më shumë nga meshkujt që kanë shenja plagësh në fytyrë?
Fenomeni i tërheqjes mund të jetë i vështirë të parashikohet dhe ndonjëherë është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë është ajo që na tërheq tek dikush. Mund të jetë sensi i humorit, besimi, ose thjesht mund të na pëlqejë mënyra se si duken. Dhe më konkretisht, kur bëhet fjalë për fytyrën e dikujt, gratë tërhiqen nga disa tipare, duke përfshirë shenjat nga plagët, pasi ato mund t’i mbajnë ato të intriguara.
“Shenjat në fytyrë, tregues të forcës dhe trimërisë”
Më parë supozohej se në kulturat perëndimore shenjat nga plagët ishin një tipar jo tërheqës i fytyrës, ndërsa në kulturat jo perëndimore ato perceptoheshin si një shenjë pjekurie dhe guximi. Megjithatë, në një studim të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se gratë perëndimore i konsiderojnë plagët e lehta të fytyrës tek burrat si tërheqëse, pasi ato i lidhin me forcën dhe shëndetin.
“Shenjat e plagëve si imazh i djalit të keq, u bënë të famshëm në filma dhe seriale”
TV e bëri imazhin e djalit të keq shumë romantik dhe tërheqës, dhe rreziku mund të jetë emocionues. Për shembull, ekziston skena e famshme në “Jaës”, ku kapiteni i çmendur, i luajtur nga Robert Shaw , dhe oqeanografi i luajtur nga Richard Dreyfus, fillojnë të krahasojnë me krenari plagët e tyre nga kafshimi i peshkaqenit. Për të mos përmendur shfaqjet televizive si Vikingët, ku tipat me gjoks të zhveshur dhe me shenja janë bërë hit.