Ditë e veçantë për Olta Gixharin, brenda ditëlindjes së dytë të djalit të aktores (FOTO)
Sot është një ditë e lumtur për Olta Gixharin.
Kjo pasi djali i saj mbush plotë 2 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, aktorja dhe partneri i saj kanë organizuar një festë për të voglin e tyre, Amar.
Me anë të disa fotove në Instagram, Olta na ka ftuar të gjithëve në ditëlindjen e djalit të tyre. Në imazhet e bëra publike duket aktorja dhe djali i saj duke pozuar në sfondin dedikuar atij.
“Dy vite plot me lumturi,”-shkruan Gixhari krahas postimit.
Kujtojmë që Olta prej dy vitesh tashmë është zhvendosur të jetojë në Spanjë krah partnerit të saj. Këtë të fundit ajo ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të publikut. Në një intervistë ajo zbuloi se është shqiptar dhe quhet Dori.
Përsa i përket djalit, Gixhari më herët është shprehur se: “Amar është mix i joni, është natyrë indifrente. Unë shkoj në shtëpi dhe hap krahët ta përqafoj, ai del jashtë. Unë iki atij nuk i bën fare përshtypje. Është tipi im, është fëmijë i pavarur. E kam futur në kopsht shumë të vogël mendoj se kjo e ka bërë të pavarur. Unë jam mami posesive por e kam të brendshme, arrij ta kontrolloj se e di që është gabim. Amari është më shumë i dhënë pas të atit sesa pas meje. Nuk e kuptoj pse. Nuk e kam publikuar në rrjetet sociale me portret dhe nuk e di kur do e publikoj. Nuk e kam problem por nuk do bashkëshorti. Është fëmijë shumë i bukur, jo se e kam bërë unë.”