Jo vetëm që iu dhuron një vilë të re, por fjalët e Don Xhonit për prindërit e tij janë gjithçka na duhej për sot!
Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.
Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për postimet e tij në rrjete sociale që shpesh bëjnë bujë. E këtë herë nuk ka të bëjë me ndonjë ‘thumb’, por me një postim që na e tregoi se kur vjen fjala te familja, e lë pas anën e tij si ‘bad boy’. Vetëm pak më parë, Don Xhoni ka ndarë një foto në Instastory të prindërve të tij dhe krahas u ka dedikuar fjalët më të bukura.
E çfarë më duhet më shumë në jetë sesa kur i shoh këta të dy duke qeshur e kaq krenar me djalin e tyre. Ju dua, e gëzofshi vilën.
Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur mbi 32 milion klikime në platformën YouTube.