“Gratë janë për në shtëpi”, Arbenita shpërthen kundër Andrew Tate: Anulojeni këtë tr*p!

Arbenita Ismajli, partnerja e Feros është një prej shumë njerëzve që kanë reaguar kundër mizogjinisë së përhapur nga Andrew Tate, i famshmi i TikTok-ut. Ajo ka reagur ashpër me anë të një “InstaStory” ku shkruan: “Është koha që ta anuloni këtë tr*p”.

Andrew Tate deklaron se gratë i përkasin shtëpisë, nuk mund të ngasin makinën dhe janë pronë e një burri. Sipas tij, edhe viktimat e përdhunimit duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet e tyre. Andrew shihet në shoqërinë e vajzave të moshës 18-19 vjeçare, sepse mund të “lërë një gjurmë” mbi to, sipas videove të postuara në rrjetet sociale. Organizatat e bamirësisë dhe abuzimit në familje i përshkruajnë pikëpamjet e Tate-s si mizogjeni ekstreme.