Demo u bë virale në rrjet, Bebe Rexha dhe David Guetta po mendojnë të publikojnë bashkëpunimin e tyre!
Ajo është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të industrisë muzikore ndërkombëtare. E kemi fjalën për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka bërë të ditur se po punon për projekte të reja muzikore.
Këngëtarja pak ditë më parë publikoi një video në rrjetin social TikTok, ku kënga shoqëruese e videos ishte një demo e shkurtër e këngës “Blue”, që ajo dhe David Guetta nuk e përfunduan kurrë, pasi nuk e panë të arsyeshme. Por tani fansat kanë insistuar me ngulm që të kërkojnë publikimin e saj të plotë, pasi demoja në fjalë është bërë një prej këngëve më të kërkuara në aplikacionin Shazam. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bebe me shpërndarjen e një statusi, ku thuhej:
Videoja e interpretimit të Bebe Rexhës me remix-in e papublikuar “Blue” me David Guetta-n ka tejkaluar shifrën e gjashtë milionë shikimeve. Ka qenë në kërkimet e Shazam në thuajse 20 shtete në mbarë botën.
Pas kësaj këngëtarja bëri me dije se ajo dhe DJ i famshëm, janë duke punuar për ta publikuar atë të plotë, kur e shpërndau një tjetër status të një prej fanseve, ku shkruante:
Kënga po bëhet virale në TikTok edhe pse nuk është publikuar. Imagjinoni nëse ju publikoni një këngë, ajo do të shpërthejë. Ju lutem publikoni “Blue”.
Dhe përgjigjja e Bebe-s për këtë, ishte:
Jam duke punuar me të.
Nga ana tjetër, edhe David Guetta nuk i rezistoi tundimit, duke ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video nga hera e parë kur e kishte luajtur këngën “Blue” me Bebe Rexha-n gjatë një paraqitje të tij në Ultra Music Festival në vitin 2017, në Miami.
Ne e regjistruam këtë demo me Bebe Rexha-n disa vjet më parë. Unë e lançova atë për herë të parë në Ultra Music Festival në 2017. Magjia e TikTok-ut e bëri atë trend për javë të tëra tani. A duhet ta publikojmë?
View this post on Instagram
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po arrin suksese shumë të mëdha në muzikë. Ajo tashmë ka grumbulluar dhe numëron me miliona klikime në platformat e ndryshme në bazë të krijimtarive muzikore që ka realizuar përgjatë viteve. Kështu ka ndodhur edhe me këngën “Me, Myself & I”, të cilën e solli rreth gjashtë vite më parë në bashkëpunim me G-Eazy.
Top Albania Radio