“Do qajnë dhe degët për të”, banorët në lot për vdekjen e 48-vjeçarit që jetonte në mjerim në Përrenjas: Ishte në punën e tij, varfëria ekstreme e çoi deri në këtë pikë
Një jetë në dramë që përfundoi me një dramë dhe më të madhe. Fatos Çollaku nuk mund të mbijetonte, nuk mundi të shtynte dot më ditët në mjerim. I dha fund jetës aty te pema në oborrin e shtëpisë së tij, pa shpresë. Ngjarja ka tronditur këdo, e më së shumti bashkëfshatarët e tij në fshatin Rrajcë të Përrenjasit që me lot në sy tregojnë për Fatosin e mirë, të urtë që shikonte punën e tij.
-Fatosi ishte një djalë që nuk prishte qejf me askënd. Nuk ishte problematik shihte drejtimin e tij. Kush e merrte në punë shkonte punonte.
Por e vuri përpara varfëria dhe arriti në një pikë që ndodhi kjo që ndodhë.
Sot në varrim ka marrë pjesë i gjithë fshati. ka një motër dhe ajo tashmë është e vetme.
Asaj duhet ti lidhet një kemp nëse ky shtet funksionon normalisht.
Fatosi nuk kishte probleme të shëndetit mendor.
Jemi rritur me të edhe e dimë se si ishte. Fatosi punonte në fshat, jo përditë por fshati e donte shumë.
-Para 10 ditësh i hoqën ujin sepse nuk e kishte paguar. Kjo i shtoi stresin. Pavarësisht se uji u rilidh Fatosi u stresua shumë. Ndihma ekonomike që merrnin ishte 30 mijë lekë të vjetra.
Bashkia duhet të bëjë përpjekje që të lidhet kemp për motrën e tij, por duhet gjetur një mënyrë që të ketë një dhomë e një tualet.
Ndërkohë për News24 është prononcuar edhe personi që ka gjetur i pari trupin e 48-vjeçarit.
“Djalë më të mirë nuk e bënte nëna, pa probleme, që shihte punën e tij, punëtor që nuk zhgënjente kurrë. Ishte hamall. Varfëria ekstreme e çoi deri në këtë pikë.
Herën e fundit e pash në orën 08: 00 të darkës. në mëngjes në 06:00 kur dola tu shtija bagëtive, e pash. Nuk kisha forcë as ta shihja në fytyrë, nuk kisha zemër që ta identifikoja kush ishte. Do qajnë dhe degët për të”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)