“A je xheloze?”/ Delinda Disha i përgjigjet ndjekësit, aktorja e humorit flet për mundësinë e largimit nga Shqipëria
Panorama Plus/ Delinda po jeton një histori dashurie disa-vjeçare me partnerin e saj Eldo Disha, me të cilin ka edhe një djalë 6-vjeçar.
Së fundmi aktorja e humorit ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar as pyetjet rreth jetës së saj private.
Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Delindën: “Një pyetje kam, je xheloze?”
Aktorja nuk dha një përgjigje të qarë, por la të kuptohej se në disa situata bëhet xheloze.
“Me raste varet”– shkruan Delinda Disha krahas një fotoje me bashkëshortin e saj.
Një tjetër ndjekës e ka pyetur aktoren: “Mendon ndonjëherë të jetosh jashtë Shqipërisë?”. Ajo u përgjigj se kjo gjë nuk do të ndoshë kurrë ndërsa shkruan: “Jo nuk dua as ta mendoj fare.”
Aktorja e njohur e humorit ndau disa muaj më parë lajmin e trishtë se ka humbur të dy binjakët e saj.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Disha ndau këtë moment të vështirë për të me ndjekësit, duke treguar gjithashtu se nuk po e kalonte mirë psikologjikisht këtë periudhë.
“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”– shkroi Delina në postimin e saj në muajin mars.
Së fundmi aktorja e humorit ka nisur pushimet me partnerin dhe djalin e saj në Egjipt. Edhe pse me pushime ajo i ka kushtuar kohë ndjekësve të saj me të cilët ka zhvilluar edhe një bisedë. Një ndjekës e pyeti Delindën për humbjen e binjakëve: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”– shkruan ndjekësi.
Aktorja rrëfeu se nuk e ka kaluar aspak mirë atë përiudhë, dhe se dhimbja e humbjes së binjakëve ëdhtë një dhimbje që jeton me të.
“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”– shkruan Delinda në Instastory.