Ulen gjakrat! Shakira dhe Pique mund të arrijnë një marrëveshje, për fëmijët!
Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique-s bëri bujë që prej momentit që u anoncua.
Pasojat e ndarjes kanë qenë të mëdha, veçanërisht lidhur me çështjen e kujdestarisë së dy djemve të tyre Sasha dhe Milan. Megjithatë, dyshja ka gjetur një marrëveshje të përkohshme që do të jetë në fuqi për këtë muaj.
Teksa ekipet e të dyja palëve janë duke përgatitur argumentet e tyre, Pique dhe Shakira janë ndarë pasi këngëtarja dëshiron që fëmijët të transferohen në Miami me të, ndërsa futbollisti dëshiron që ata të qëndrojnë në Barcelonë, ku kanë jetuar deri sot.
Ata do të kalojnë dy javë në Barcelonë me Pique-n dhe dy javë me Shakirën në San Diego, Meksikë dhe Los Anxhelos.