“Takimi i parë në hotel..”, Chiara Ferragni rrëfen historinë e dashurisë me Fedez!

Chiara Ferragni dhe Fedez janë një nga çiftet më të dashur të showbizit botëror. Së fundmi blogerja në rrjetin social Tik Tok ka ndarë me ndjekësit e saj historinë e dashurisë me partnerin e saj Fedez.

Sipërmarrësja kujtoi momentin e takimit të parë, mesazhet e para, e shumë detaje të tjera të njohjes së tyre nga fundi i 2015-ës deri në fillim 2016.

Takimi i tyre i parë daton në dhjetor 2015. Në atë kohë Chiara Ferragni jetonte ende në Los Angeles dhe ishte fejuar me një djalë kalifornian, një lidhje që nuk e bëri të ndihej mirë dhe kjo ishte arsyeja pse ajo po përpiqej për t’i dhënë fund. Fedez ishte gjithashtu i lidhur me një vajzë tjetër. Prandaj të dy u takuan në Milano thjesht për arsye pune, “Ne u takuam në një hotel falë disa miqve të përbashkët që donin të na njihnin, pa krijuar histori dashurie dhe ndoshta të na linin të punonim bashkë”.

Ishte kënga e famshme “Vorrei ma non posto”, e shkruar nga Fedez në vitin 2016 që ngjalli menjëherë një reagim nga blogerja pasi një varg i saj thotë “Qeni i Chiara Ferragni-t ka një papijon Vuitton”. “Të gjithë më thoshin se më kishte përmendur mua dhe unë mendova: ‘O Zot, kush e di se çfarë ka thënë’. Isha e tmerruar se mos më kishte tallur. E dëgjova këngën dhe ishte shumë e lezetshme”.

Që nga ai moment, të dy filluan të komunikonin në rrjetet sociale gjithmonë lidhur me këngën e famshme, e cila tashmë është bërë simbol i dashurisë së tyre. “Më pyeti nëse doja të dilnim. Unë isha beqare në atë kohë, doja, por absolutisht nuk e mendoja se ai mund të ishte djali i duhur për mua, nuk e di pse. Por mua më pëlqente, ai më pëlqente dhe më dukej një person shumë i ndershëm. Kështu që unë do t’i kisha thënë po, por oraret nuk na përputheshin dhe isha e tmerruar se mos më filmonin paparacët me të”, tha ajo.

Takimi i parë u zhvillua në shtator 2016 në një hotel në Milano për të mos u fotografuar nga paparacët, “Po kthehesha nga Los Angeles, nuk kishim dëgjuar për njëri-tjetrin gjatë gjithë verës. Por ditën që po kthehesha ai më shkroi ‘Ferragni, më ke borxh një darkë’. Mendova se ai ishte i zgjuar dhe i vendosur dhe kështu thashë ‘po’. Në atë kohë nuk e kisha më apartamentin në Milano dhe po rrija në hotel, ndaj për të shmangur paparacët e ftoj për darkë në restorantin e hotelit”.

Pas atij takimi të parë influencuesja fluturoi drejt New York për “Javën e modës”, por gjithsesi vazhduan të shkruanin me njëri-tjetrin teksa u publikuan edhe fotot e para të të dyve bashkë. Por marrëdhënia u bë më intime me kalimin e kohës, siç u zbulua nga Fedez. “Ferry dhe unë po prisnim të bënim hapin e madh. Fakti është se ne nuk mund ta bënim sepse unë shkova në një mision me UNICEF, kështu që gjatë gjithë javës ne thjesht folëm nuk u takuam”.

Më pas historia e bukur e dashurisë vazhdoi, dhe ata u bekuan në mars të 2018 me djalin e tyre Leone. Në po atë vit ata u martuan në një dasmë madhështore dhe u bënë sërish prindër të një vajze, Vittoria, në 2021.

Bordo