U vesh me fund në premierën e filmit “Bullet Train”, Brad Pitt tregon arsyen që fshihet pas kësaj!
Ylli hollivudian Brad Pitt tërhoqi vëmendjen e mediave në mbarë botën teksa u shfaq me një fund deri te gjuri në premierën e filmit “Bullet Train” në Berlin. Së fundmi në premierën e filmit në Los Anxhelos, fituesi i Oscar-it, ka zbuluar pse zgjodhi atë stil veshjeje. Pitt duke mos dhënë arsye konkrete tha se:
Nuk e di pse e bëra. Të gjithë do vdesim një ditë, kështu që pse të mos bëjmë pak rrëmujë?
Ylli i “Fight Club” tregoi edhe tatuazhet e tij në tapetin e kuq të Berlinit më 19 korrik, teksa kishte veshur një këmishë rozë të lehtë, çizme luftarake, një fund ngjyrë kafe dhe një xhaketë me të njëjtën ngjyrë. Kujtojmë që filmi “Bullet Train” fillimisht ishte planifikuar për t’u publikuar në prill 2022, por për shkak të disa vonesave, pritet të publikohet më 5 gusht.
Ndërkaq, duket se Brad Pitt ka filluar sërish takimet romantike gjashtë vite pasi u nda nga Angelina Jolie. Aktori 58-vjeçar është takuar me një grua të re, por nuk është në një lidhje ‘serioze’, tha një burim për People. “Ai është duke dalë me të, por nuk është në një lidhje serioze”, tha burimi për ikonën e Hollywood-it, e cila më parë ka qenë martuar me Jennifer Aniston dhe fejuar me Gwyneth Paltrow.
Rikujtojmë, se në intervistën e fundit të GQ, ylli vendosi të flasë për depresionin e shkallës së ulët që po vuan prej shumë vitesh. Ai gjithashtu u shpreh se la alkoolin dhe duhanin gjatë pandemisë. Bërja e kësaj interviste me GQ nuk ndihej aq autentike sa shumë nga intervistat e kaluara që ai ka bërë gjatë viteve. Fansat filluan të postojnë foto të tij duke festuar dhe duke pirë duhan gjatë pandemisë, gjë që e lë në një pozicion të vështirë.
Top Albania Radio