Pas pritjes, Marina Vjollca merr përgjigjen e dëshiruar/ Moderatorja ndan me ndjekësit foton e testit: Më në fund…

PANORAMAPLUS.AL/ Ditë jo të lehta kanë qenë këto për Marina Vjollcën.

Siç duket nga stori i fundit, moderatorja ka kaluar virusin Covid-19. Mirëpo, pas një testimi të bërë, fatmirësisht Marina ka rezultuar negative.

Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja në Instagramin e saj, ku ka ndarë një foto të testit.

“Më në fund negative,”-shkruan Vjollca krahas fotos.

Sakaq ju kujtojmë që moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Geatoar Selimi u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar, duke mirëpritur në jetë, Marget.

Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë më parë ka rrëfyer se ka në plan të bëjë edhe shumë fëmijë tjetër pas Marget.