Del një biografi e re për Vladimir Putinin, “New York Times”: Ja gabimet që ka bërë autori rreth Kosovës
Philip Short, gazetari britanik që punoi 25 vjet për BBC-në, këtë vit ka publikuar një libër biografik për presidentin rus Vladimir Putin, të titulluar “Putin, his Life and Times”.
Por, pikëpamja e prezantuar në këtë libër ka hasur në kritikë të gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, e cila thotë se Short në biografinë e tij të re për Putinin e sheh përçarjen midis Lindjes dhe Perëndimit kryesisht përmes syve të protagonistit të tij.
Artikulli i NYT më kritikues shfaqet për pjesën e luftës së Ukrainës, të cilin autori e lë në faqen 656 të librit 672 faqesh.
“Rrëfimi i Short bie në një kohë perfekte dhe fatkeqësisht pikërisht atëherë kur ne kemi më shumë nevojë të kuptojmë Putinin, por humbet kapitulli që mund të përcaktojë ende vendin e tij në histori. Pushtimi i Ukrainës nuk ndodh deri në faqen 656 të një teksti 672 faqesh, pasi konflikti shpërtheu pikërisht kur Short po përfundonte tetë vjet kërkime për Putinin. I tillë është rreziku i shkrimit të biografive të figurave që janë ende gjallë dhe nuk kanë mbaruar së shkruari historitë e tyre”.
Ukraina nuk është ndër gabimet e vetme që autori mund të ketë bërë me shkrimin e biografisë së Putinit. Ndër pjesët e devijuara është edhe Kosova.
“Më të diskutueshme mund të jenë disa nga përfundimet e tij në të cilat ai miraton pikëpamjen ruse. Ai e barazon aneksimin e dhunshëm të Krimesë nga Putini me mbështetjen e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës, duke i hedhur poshtë dallimet mes të dyjave si “nuanca”. Në të vërtetë, Kosova është një nga “tri mëkatet kryesore të Perëndimit” në sytë e Putinit “që kishte shkatërruar shpresat e të dyja palëve për të ndërtuar një botë më të mirë, më paqësore pas rënies së Bashkimit Sovjetik”. Çdo zemërim rus krahasohet me ndonjë pabesi perëndimore”, shkruan NYT, transmeton Gazeta Express.