Gjendet 30-vjeçarja nga Durrësi e humbur prej ditësh, mbahej peng në një hotel në Spitallë
Është gjetur pas 7 ditësh e zhdukur, Ersida Dyrmishi, nënë e dy fëmijëve nga Durrësi. Gazetari i Abc, Leonidha Musaj, raporton se Ersida ka deklaruar se është mbajtur peng nga një burrë nga Lushnja me emër Marjus Musaku.
30-vjeçarja është larguar nga shtëpia ditën e hënë, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.
Ndërkohë është ndaluar autori që mbajti peng për 7 ditë, Ersida Dyrmishin, nënë e dy fëmijëve, e cila ishte zhdukur që prej 25 Korrikut.
Njoftimi për gjetjen e 30-vjeçares u dha sot nga policia e Durrësit. Uniformat blu bëjnë me dije se pengmarrësi është një 32-vjeçar nga Lushnja, Marjus Musaku i dënuar më parë po për një vepër të tillë.
Ersida Dyrmishi ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Gjatë gjithë kësaj kohe, autori e kër cënonte 30-vjecaren se do ‘hakmerrej’ ndaj familjes se saj dhe i kërkonte të bashkëjetonin bashkë. Gjithashtu e ka detyruar të kryejnë marrëdhënie pa dëshirën e saj.