Morgan Freeman/ Kujdes: kur je me nerva, kontrolloji veprimet…
Të gjithë mundohemi t’ia dalim mbanë sa më mirë në jetë, edhe në situatat më të vështira, ka raste kur gjithçka na duket e pamundur, ama mundohemi t’i mbledhim forcat dhe të vazhdojmë përpara. Mirëpo duhet të jemi të hapur edhe ndaj këshillave, sidomos kur këto vijnë nga persona më të moshuar që kanë edhe me shumë përvoja jete. Më poshtë do të mund të lexoni 6 këshilla për jetën nga Morgan Freeman.
1. Kur je i vetëm, kontrolloji mendimet
Nuk ka gjë më të mundimshme se mendimet kur je i vetëm, janë ato mendime që të stresojnë akoma më shumë, pasi në vetmi mendohen vetëm gjërat më të këqija. Jeta nuk është aq e komplikuar sa e bëjmë ne me mendimet tona.
2. Kur je me miqtë, kontrollo fjalët
Nuk ka armë më të fuqishme se fjala, nëse ka diçka që e lëndon dikë dhe lë gjurmë tek një person, është fjala që i thua. Ndaj, kur je me të tjerët, mundohu që në çdo situatë ta vendosësh veten në vend të personit tjetër dhe të thuash ato fjalë që ty vetë nuk do të lëndonin.
3. Kur je me nerva, kontrolloji veprimet
Ky është ndoshta mësimi më i vështirë, pasi në momentet kur je me nerva, është thuajse e pamundur që ta kontrollosh veten, sidomos për gjëra që mund të ishin shmangur, por është pikërisht ai momenti që duhet ta qetësosh veten, pasi asgjë nuk kthehet mbrapsht. Qetësohu, mos u acaro për gjëra që nuk zhbëhen dhe mos vepro në gjaknxehtësi e sipër.
4. Kur je në grup, kontrolloji sjelljet e tua
Nëse ka diçka që të tjerët marrin për bazë për të krijuar një opinion për ty, janë pikërisht sjelljet dhe veprimet e tua, ndaj mundohu që kur të jesh në një grup shoqëror, ose grup pune, të sillesh mirë dhe të bësh veprimet e duhura.
5. Kur je në vështirësi, kontrolloji emocionet
Mundet që edhe të kesh të drejtë, që diçka të jetë vërtet e pamundur dhe e vështirë për t’u arritur, ama qetësohu dhe kontrolloji emocionet e tua. Çdo gjë do të shkojë mirë, nëse nuk shkon siç e prisje, prapë do të japë një mësim që do të shërbejë në një moment tjetër të jetës tënde, transmeton ‘bota.al’.
6. Kur arrin suksesin, kontrollo egon tënde
Është një nga momentet më delikate të transformimit të shumë personave. Kur arrijnë suksesin, e harrojnë këdo dhe çdo vështirësi që kanë kaluar për të arritur aty ku kanë arritur, fillojnë dhe krijojnë një ego të palëkundur por që pikërisht kjo gjë duhet të kontrollohet dhe të mos bëheni të vrazhdë ndaj të tjerëve. Ndihmojini të tjerët të përmirësohet dhe pse jo, nëse kanë kapacitetet dhe vullnetin e duhur, të bëhen edhe më të mirë se ju.
ObserverKult