Donaldi dhe Bora shëtitje familjare në jug, xhiro me gomone…
Çifti Donald Veshaj dhe Bora Zemani tashmë janë të pandarë me njëri-tjetrin, dhe duket se nuk i fshihen më askujt dhe po shijojnë dashurinë e tyre.
Madje lidhja e tyre tashmë është bërë shumë e ngushtë, aq sa dhe pushimet tashmë po i kalojnë sëbashku me familjarët e tyre.
Së fundmi dyshja Donald-Bora janë fotografuar në jug të vendit, ku bashkë me ta ka qenë edhe vëllai i tretë i familjes Veshaj, Mario, si dhe vëllai i Borës.
Pas një dreke në një restorant diku në jug, familja Veshaj-Zemani kanë zgjedhur të bëjnë dhe një udhëtim të këndshëm në det.
Bora dhe Donaldi janë padyshim dy personazhet e këtij viti që janë bërë përditë kryefjalë e mediave rozë dhe e cdo tavoline kafeje, tema e preferuar e shqiptarëve.
Historia e tyre kulmoi me puthjen që u bë në BBV dhe me pas me gjithë ngjarjet që rrodhën nga ky spektakël. Historia e tyre vazhdon akoma dhe sot të ketë interes te publiku.