“Familja s’më kuptonte”, Florian Marku rrëfen si la shkollën për boksin!
Boksieri Florian Marku është një nga sportistët më të suksesshëm të momentit.
Ai do të ndeshet kundër boksierit meksikan, Miguel Ramirez më 25 gusht.
Së fundmi, Floriani ka dhënë një intervistë që është publikuar në faqen e tij në “Facebook”.
Ai ka treguar se e ka lënë shkollën në moshën 15-vjeçare dhe më pas iu dedikua vetëm boksit.
“E kam lëne shkollën ne moshën 14-15 vjeçare, për t’iu dedikuar 100% sportit të boksit. Asokohe i thashë familjes time se për këtë vendim që mora do të shpërblehem një ditë, pasi do te paguhem mirë nga ky sport dhe do të jetojmë më mirë. Asokohe familja ime s’më kuptonte, por ja ku jemi sot. Familja ime është më shumë se kurrë pranë meje, më kupton dhe më mbështet”, tha Marku.