U gjet i vdekur në breg të detit, zbulohet pas 70 vjetësh enigma e burrit të mistershëm
Në 1948, trupi i një burri të veshur mirë u gjet i hedhur në një plazh të Australisë. Një cigare gjysmë e tymosur gjendej në jakën e këmishës së tij dhe një varg nga një poezi perse në xhep, por hetuesit nuk e dinin se kush ishte.
Teoritë vërshuan, mes tyre edhe se personi, i quajtur “Njeriu Somerton”, ishte një agjent.
Burri i veshur me kostum e kollare, dukej në të 40-at ose 50-at e tij. Në xhepa kishte bileta treni e autobusi, disa shkrepëse, dy krehra dhe një paketë cigaresh. Nuk kishte portofol, para ose mjet identifikimi.
Etiketat në kostumin e tij ishin prerë dhe mjekët ligjorë dyshonin se ishte helmuar.
Gjetje të tjera të çuditshme shastisën autoritetet. Një valixhe, më shumë rroba pa etiketa dhe shkrime pa lidhje midis tyre që besonin të ishte kod.
Ai mbante edhe një copë letre ku në gjuhën farsi Tamam Shud, që do të thotë “është kryer”. Shenjat e tij të gishtërinjve u dërguan në të gjithë botën, por askush nuk mund ta identifikonte.
Në vitin 1973, ai u varros në varrezat e Adelaides dhe në epitaf shkruhej “Këtu prehet burri i panjohur i gjetur në plazhin Somerton”.
70 vjet më vonë, një kërkues thotë se e ka zgjidhur misterin, “Njeriu Somerton” ishte Carl Webb.
Sipas profesorit Abbott, i cili analizoi flokët e Webb nga një model fytyre që ndërtuan hetuesit, ndërtoi një pemë gjenealogjike të ADN-së së tij dhe nga 4000 emra, doli vetëm një.
Webb mendohet të ketë lindur në 1905 në një periferi të Melburnit. “Kemi prova që ai ishte ndarë nga bashkëshortja, Dorothy Robinsson dhe me shumë mundësi kishte ardhur për ta kërkuar”, thotë profesori.
Tani ekipi kërkon të dijë çfarë ka ndodhur me Dorothy, si dhe të kryejnë raportin e toksikologjisë.
Webb nuk ishte një agjent rus, por një inxhinier elektrik nga Melburni. Policia e Australisë së jugut nuk e ka konfirmuar ende zbulimin, për të cilin është shprehur se do të komentojë së shpejti./tvklan.al