“Punoja në ndërtim”, Gent Zenelaj rrëfen historinë e pazakontë!!
Në një rrëfim tek “Pushim on top”, Gentian Zenelaj ka zbuluar se para se t’i hynte botës së aktrimit dhe televizionit, ka punuar në ndërtim në Shëngjin.
Nga bregdeti atje, ai tregoi një histori të shumë viteve më parë kur punonte në ndërtim, edhe pse 17 vjeç. Genti tha se bregdeti ishte shumë më ndryshe sesa sot dhe dikur e kanë ndaluar dy policë për t’i kontrolluar çantën në të cilën mbante bukën, pasi dyshonin se kishte dinamit.
“Kam një skenë epike. Ka qenë periudha e 96’ kur punoja në ndërtim, isha i ri. Dilja nga shtëpia ime shkoja në në bregdet dhe shkoja në Kune, ku kishin nisur të ndërtoheshin vilat e para.
Kisha çantën e bukës dhe bluzën me vete. Dëgjoj dy njerëz që më thërrisnin, kthej kohën dhe shoh dy policë me armë në dorë që më thonë mos lëviz. Unë atëherë mund të isha 17-18 vjeç, më thanë hap çantën mos lëviz policia kontroll. Ishte periudha kur njerëzit hidhnin dinamite. Kishte kontrolle se nuk ka pasur kaq njerëz sa sot. E kam episod shumë interesant. Ato policët i takoj edhe sot, i kam miq. Kisha vetëm bukën, po shkoja në ndërtim”, tha Zenelaj.
Bordo