U rrëzua nga ballkoni i hotelit në Turqi, misteri i vdekjes së modeles: ra vetë apo e shtynë?

Policia në Stamboll po heton vdekjen e një modeleje, që u rrëzua 60 metra nga ballkoni i hotelit të saj; hetuesit duan të hedhin dritë mbi ngjarjen e të shohin nëse 24-vjeçarja ka rënë vetë apo e ka shtyrë dikush.

Sofia Olifrenko vdiq menjëherë pas rënies nga ballkoni i dhomës së saj në katin e pestë. Pamjet e kamerave të sigurisë në hotel të marra më herët gjatë ditës, e tregojnë të renë duke ecur me pak probleme. Në një moment, ajo madje mbështetet në mur. Po kështu, policët kanë folur me një shtetas turk F. K., i cili ka thënë se e ka pare vajzën duke qarë në rrugë.

Sipas raportimeve, ai u tha oficerëve: “Nuk e di emrin e gruas, u takuam në rrugë. Ajo po çante. E çova në dhomën e saj të hotelit”. Raportohet gjithashtu se ajo ishte regjistruar në hotel me emrin e rremë, Alexandra V. “The Sun” shkruan se ajo ishte e martuar me modelin rumun, Istvan Sarkozy, në shkurt.

Bashkëshorti i saj është shprehur se Sofia kishte mbërritur në Stamboll më 9 maj për një punë modelingu, por ai kishte humbur kontaktet me të tri ditë para vdekjes së saj.

Bordo