Historia e dashurisë që nisi në xhirimet e serialit “Premtimi” dhe përfundoi para martesës

Rejhan dhe Emir luajnë rolet kryesore në serialin “Premtimi” dhe pikërisht nga ky serial ka nisur një histori dashurie dhe në jetën reale mes dy aktorëve. Ozge Yagiz dhe Gokberk Demirci për një kohë të gjatë kanë qenë në vëmendje të mediave turke për lidhjen e tyre. Madje ishte mësuar se çifti po mendonin të martoheshin. Por gjërat nuk kanë shkuar siç ata mendonin dhe pak javë më parë Ozge dhe Gokberk i kanë dhënë fund lidhjes. Tashmë ata nuk luajnë më bashkë as në episodet që po transmetohen në Turqi, duke u ndarë kështu si në serial, edhe në jetën reale. Pavarësisht se ishin një nga çiftet më të bukur të showbizit turk, dashuria e dy aktorëve nuk zgjati për shumë gjatë.