“Nuk kam bërë seks prej shumë vitesh”, Elon Musk bën deklaratën e papritur!
Disa muaj më pare dolën skenë thashethemet se Elon Musk kishte lidhje intime me gruan e bashkëthemeluesit të “Google” Sergey Brin, duke çuar edhe në divorc të çiftit. Musk ka shkruar në “Twitter” një përgjigje për shkrimin e “Wall Street Journal” që përshkruante lidhjen e tij me Nicole. “Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herë me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”- u shpreh Musk. Më tej ai shtoi edhe diçka pikante për veten. “As nuk kam bërë seks prej shumë vitesh”, ka shkruar ai.