“Ke mbledhur gjithë ku***t në program”, Olsa Muhameti reagon për herë të parë për kritikat për “Kepin e Tundimeve”
Kohëve të fundit autorja Olsa Muhameti na kishte treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bum, i cili do të titullohej ‘Kepi i Tundimeve’ dhe do të fillonte këtë muaj, ku do të përmbante vetëm 10 episode, por ndryshe nga programet e tjera që jemi mësuar të shikojmë, ky program nuk do të ketë prezantues.
Programi filloi, episodi i parë u transmetua por të gjithë akoma janë të paqartë në lidhje me të dhe kanë disa pyetje. Vetë autorja e programit kishte zgjedhur që në rrjetin e saj social Instagram të postonte në InstaStory një ‘Ask&Question’ në mënyrë që t’ju përgjigjej të gjitha pyetjeve. Por mes pyetjeve kishte edhe një koment që Olsës nuk i pëlqeu dhe zgjodhi që t’i jepte një përgjigje.
“Pse moj zemër flet kështu? Ku e konstatove ti, se janë veshur me rroba banjo apo se flirtuan me disa djem! Dhe vajza stop etiketuat njëra-tjetrën me epitete kaq të shëmtuara, STOP!”
Autorja e programit gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me orarin apo edhe në lidhje me vazhdimësinë e episodit të dytë dhe prezantuesit.
Kutojmë gjithashtu se Olsa ka qenë e ftuar para disa javësh në emisionin “Live from Tirana” dhe zbuloi ekskluzivisht në TAR se ka pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë, ajo gjithashtu tregoi konceptin e saj për dashurinë.
“Për mua është lumturi, është një dhuratë që na vjen nga jeta, natyra dhe zoti. Kushdo që dashuron ndjen copëza lumturie, nëse ti je i zoti ta kultivosh këtë dashuri, do të jesh më i lumtur. Unë jam shumë besnike në dashuri, njerëzit që më njohin nga larg më shohin paksa të ashpër, në punë jam ashtu se përpiqem të ruaj një lloj strukture, por jam besnike nëse dashuroj.”/ TAR