Joe Biden infektohet me Covid-19, ja si paraqitet gjendja e tij!
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka rezultuar pozitiv ndaj testit të Covid-19. Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, Biden ka simptoma të lehta. 79-vjeçari do të vijojë punën dhe ka nisur trajtimin me medikamentin antiviral “Paxlovid”.
“Ai është i vaksinuar katër herë kundër Covid-19 dhe ka simptoma shumë të lehta,” është theksuar në deklaratë.
“Në përputhje me udhëzimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e postit gjatë kësaj kohe”, vazhdon më tej. Presidenti do të marrë pjesë në takime përmes videotelefonatave.